Mobi Casa

Ministri që pëlqen artet marciale dhe janë vëllezër kallabllakë!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

E kanë njohur për fëmijë të urtë. Mirëpo, qysh në klasën e pestë ka filluar ta pijë duhanin, për të mos ta ndalur as tash. Qysh në klasën e shtatë ka filluar të ketë simpati për femra, ndërsa thotë se i kanë pëlqyer femrat inteligjente. Është martuar me misit, edhe pse ishte shoqëruar me të për pesë vjet me radhë.

I pëlqejnë filmat me arte marciale, ndërsa shpesh ishte munduar t’i zbatonte në praktikë.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Malloki ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se ka besuar në Babadimër, ndërsa kujton me nostalgji pritjen e Vitit të Ri kur ishte i vogël.

Uji Dea

“Secili prej nesh kur ta arrijë një moshë, pavarësisht se si e kemi kaluar fëmijërinë të mirë apo të vështirë, megjithatë e kujtojë me nostalgji. Një pjesë të fëmijërisë e kam kaluar në fshatë në Marec, pastaj jemi zhvendosur me familje në Prishtinë. Si të gjithë fëmijët e punëtorëve edhe unë rrjedh nga një familje që janë marrë kryesisht me minierë. Ne kemi qenë shumë fëmijë, i kam tetë vëllezër dhe dy motra, ndërsa unë kam qenë me i madhi në familje, prandaj nuk ka qenë e lehtë edhe për shkak ë kushteve ekonomike që i kanë pasur familjet tona. Megjithatë mund të them se e kemi pasur një jetë mesatare, e cila nuk ka dalluar shumë nga jeta e shumicës dërrmuese të popullit shqiptarë në Kosovë. Rrjedh prej një familje që ka qenë vazhdimisht e përndjekur nga pushteti para dhe pas vitit 1945, të cilët kanë qenë të përndjekur dhe nuk iu është lejuar shkollimi edhe pse baba im ka qenë nxënësi me i mirë. Kjo pasi i është ndaluar shkollimi nga pushteti komunistë, sepse pushteti i atëhershëm nuk i ka shkollar fëmijët e ballistëve”, thotë Makolli.

Ai ka treguar edhe për lojërat që e ka kaluar ditën kur ishte fëmijë.

“Jemi ndikuar shumë nga filmat. Në atë kohë për aq sa kemi pasur mundësi kemi shkuar në kinema. Kryesisht kemi shikuar filma Western (kaubojsh), po ashtu kanë qenë në trend filma të arteve parciale dhe jemi përpjekur t’i zbatojmë deri diku edhe në praktikë. Kemi qenë një grup i shokëve të cilët jemi marrë me karate, mirëpo kryesisht jemi ndikuar nga filmat që janë shfaqur në televizion dhe jemi përpjekur t’i zbatojmë edhe praktikë. Në moshën 13 vjeçare e patëm parë një film me shokët e lagjes në kinema dhe pasi dolëm, njëri nga shokët duke u përpjekur ta demonstrojë atë që ka parë në kinema, e pati goditur një shok jetë në fytyrë duke e rrezuar për tokë, pastaj u nevojit ndërhyrja e mjekut pasi ai shoku u alivanos”. (ORAinfo)