KKVITI

Ministri: Nxitoni që të vdisni, që të dalim nga kriza

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministri i ri i Financave në Japoni pretendon se të moshuarit duhet të nxitojnë që të vdesin për të ndihmuar kështu në lehtësimin e kostove të taksapaguesve për kujdesin ndaj tyre.

Taro Aso i bëri komentet ndërkohë që po diskutonte se si mund të zgjidhet kriza demografike në vendin që po njeh një ulje të ndjeshme të lindjeve.

“Problemi nuk do të zgjidhet nëse ata nuk nxitojnë që të vdesin,” tha ai përpara Këshillit Kombëtar për Reformën e Sigurimeve Shoqërore.

Deklarata e tij është e pazakontë për një vend që i respekton ndjeshëm të moshuarit.

Mobi Casa

Në Japoni më shumë se 20 përqind e popullsisë prej 128 milion banorësh është mbi 65 vjeç dhe do të dyfishohet në më shumë se 40 përqind gjatë 50 viteve të ardhshme.
Ndërkohë lindjet vazhdojnë të njohin vetëm ulje të ndjeshme.

Ministri 72- vjeçar tha se ai do refuzojë kujdesin shtetëror për të zgjatur jetën, që i kushton shteti miliarda jen.
Ai tha se i ka kërkuar edhe familjes së tij që të mos kërkojë përkujdesje për zgjatje jete.“Nuk e dua atë lloj kujdesi. Do të vdes shpejt,” tha ai.

Më vonë ai kërkoi falje për deklaratat e tij, duke thënë se e rëndësishme është që njerëzit t’i kalojnë ditët e fundit të jetës paqësisht./Indeksonline