United Hospital

Ministri Mujota s’regjistrohet në doktoratë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministri i Transportit, Fehmi Mujota nuk është pranuar në studime të doktoraturës në Universitetin e Prishtinës.Sipas standardit ministri Mujota ka dështuar për herë të dytë të pranohet.

Ai është ranguar i parafundit në listën e publikuar nga Fakulteti Juridik me 21 pikë të fituara në drejtimin Administrativ-Kushtetues.

Ndërkohë, Luz Balaj dhe Artan Fejzullahu janë pranuar në studime doktorate në Fakultetin Juridik në drejtimin Administrativ, ndërsa i parafundit në listë është renditur Fehmi Mujota, aktualisht Ministër i Transportit.

UBT

Standardi.info ka kontaktuar me ministrin Mujota, por ai nuk ka dashur të flas,duke u arsyetuar se “është i zënë”.

Mujota edhe vitin e kaluar pati konkurruar për studimet të doktoraturës, por nuk ishte pranuar pasi kishte dështuar konkursi.

Sidoqoftë, të shohim nëse Mujota do të regjistrohet pas përfundimit të konkursit apo do të vazhdojë të mbajë vetëm gradën shkencore MA.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.