FITORJA

Ministri Maqedonci: Në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar të enjten se Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet sipas planit që është përpiluar në bashkëpunim me aleatët.

Ai ka folur edhe për buxhetin që Qeveria e Kosovës ka ndarë për ushtrinë e Kosovës e që sipas tij, është rritur për 120 për qind.

“Ky buxhet ka ndikuar dukshëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake etj”, ka thënë Maqedonci në një intervistë për transmetuesin publik.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vitin 2025 FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit.

ARKATANA

Në intervistën e parë pas emërimit në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes ditë më parë, Maqedonci ka thënë se do të mundohet që të kryejë detyrat me nder dhe se do të jetë në shërbim të shtetit e atdheut.

Ai ka folur edhe për etapat nëpër të cilat ai ka kaluar, duke filluar nga UÇK-ja.

“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që ka kam kaluar më kanë formësuar”, është shprehur ministri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.