Tahiri: Pse nuk flasin për mbylljen e vizitave zyrtare në shtete tjera, izolim i paparë i Kosovës
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Qeverisë së Kosovës i janë mbyllur dyert për vizita zyrtare.
Ajo ka thënë se Kosova po përjeton një izolim të paparë.“sa lehtesisht flasin kreu i shtetit per mbylljen dhe hapjen e pikave kufitare – pse asnjeri nuk flet per mbylljen e vizitave te tyre zyrtare ne shtete tjera – mos me qene takime rajonale apo samite ata vetem ne shpi do te rrinine- izolim i papare i Kosoves” – ka shkruar ajo në Facebook.