Ministri konfirmon se sot do të rifillojë gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ftuar në emisionin “SOT” në KTV, ka pranuar se në 4-5 shkolla të Komunës së Prishtinës nuk ka filluar dje gjysmëvjetori i dytë si pasojë e mungesës së ngrohjes.
Megjithatë, ai thotë të jetë evituar ky problem dhe mësimi do të rifillojë menjëherë në ato shkolla.
“Mësimi në shkollat që dje kanë pasur mungesë të ngrohjes do të rifillojë sot”, ka konfirmuar Bajrami, raporton Koha.net.
Ministri Bajrami ka theksuar se kanë marrë konfirmimin edhe nga drejtuesit e shkollës së kompetencës në Malishevë, atje ku dje pati mosmarrëveshje mes mësimdhënësve dhe mësimi nuk rifilloi, se mësimi do të vazhdojë sot.
Tutje, ministri Bajrami ka folur edhe për tekstet shkollore, duke theksuar se duhet të rishikohen shumë prej tyre.
“Historia duhet të mësohet pa premisa politike, por të mësohet ashtu siç është, dhe sivjet do t’i rishikojmë disa tekste shkollore”, ka thënë Bajrami.
http://koha.net/?id=27&l=92201