ARKATANA

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë apel deputetëve të Kosovës: Votojeni demarkacionin, mundësoni lëvizjen e lirë të qytetarëve tuaj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Isa Mustafa u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ministri gjerman apeloi te deputetët e Kuvendit të Kosovës ta ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacionin për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se Kosova ka bërë hapa të mëdha në zbatimin e reformave dhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Sipas tij, tashmë mbetet ratifikimi i demarkacionit si kusht për liberalizimit e vizave, raporton Telegrafi.

Ministri i Jashtëm gjerman ka thënë se shteti gjerman është ndër shtetet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, prandaj e ndjejnë obligim ta ndihmojnë Kosovën për avancimin e përgjithshëm.

FIDANISHTJA

Ai tha Gjermania do ta mbajë premtimin se Ballkani Perëndimor dhe Kosova si pjesë e saj i kanë dyert e hapura në BE.

“Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është detyrë e lehtë për juve, lidhet me përmbushjen e standardeve të shumta”, tha ministri, duke premtuar mbështetjen e shtetit gjerman në përmbushjen e tyre.

Ministri i Jashtëm gjerman po ashtu foli për bisedimet Kosovë-Serbi. Ai tha se është e rëndësishme që procesi i dialogut të vazhdojë.

Gabriel prezantoi përvojat e shtetit gjerman në raportet me shtetet tjera, si Holandën, kur para disa dekadave nuk është menduar se do të jenë shtete mike, por sot këto dy shtete janë partnerë strategjik.

Ministri foli edhe për praninë e madhe të shqiptarëve të Kosovës në Gjermani dhe u shpreh se ndihet i kënaqur që në Kosovë ka interesim të madh për gjuhën dhe kulturën gjermane. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.