Mobi Casa

Ministri Agani, politikani i radhës, i akomoduar në UP

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Ferid Agani, më shumë se dy vjet para se t’i skadojë mandati i rregullt si ministër në Qeveri, i është rikthyer si profesor Fakultetit të Mjekësisë.

Ai të njëjtën ditë kur Senati i Universitetit të Prishtinës i kishte dhënë deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut – Kamishit, titullin e asistentit, ishte caktuar nga i njëjti organ si profesor për lëndën psikiatri në Fakultetin e Mjekësisë.

Megjithëse në fillim kishte mbetur nën hijen e Kamishit, më vonë zërat nga Fakulteti i Mjekësisë kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre duke theksuar se edhe emërimi i Aganit profesor në këtë fakultet është bërë në shpërputhje me nevojat, pasi që, siç janë shprehur ata, ka mjaft kuadër.

Uji Dea

Më i zëshmi dhe krejt pa dorëza me këtë pakënaqësi është shprehur shefi i Katedrës së Neuropsikitarisë në Fakultetin e Mjekësisë, Sylen Vranica. Sipas këtij të fundit, nuk ka pasur asnjë nevojë për asnjë kuadër shtesë, ngase, siç ka pohuar ai, edhe ata profesorë që janë kanë shumë pak orë dhe se mezi i kanë ndarë ato.

“Aktualisht në këtë lëndë janë të punësuar 3 profesorë, të cilët i kanë vetëm 8 orë në javë, derisa, sipas rregullave, një profesor do të duhej që i vetëm t’i kishte 6 orë mësimi në javë”, ka thënë Vranica, duke konstatuar se sjellja e tij si profesor në këtë katedër vetëm sa e ka vështirësuar punën, ndërsa i krijon humbje buxhetit të Kosovës. “Krejt pa nevojë po bëhen harxhime të parasë publike”, ka pohuar Vranica, teksa për vendosjen mësimdhënës të Aganit në këtë fakultet e ka fajësuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova.

Ai ka pohuar se kur i ishte ofruar nga Rektorati që të nënshkruante dokumentin për pranimin e Aganit si profesor aty, nuk e kishte nënshkruar (gjerësisht në “Kohën Ditore”).