Fundamenti

Ministrave kosovarë ju refuzua vizita në Luginë, flet Shaip Kamberi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se e drejta e përdorimit të lirë të gjuhës shqipe atyre po u mohohet edhe për shkak të faktit të mungesës së një të drejte që shqiptarët nuk po arrijnë ta realizojnë për 21 vjet sa ka filluar një proces politik me Serbinë.

Kamberi u shpreh se kur kërkojnë integrim, nuk kërkojnë vend në ministri.

“Ne nuk kërkojmë poste politike në Beograd, ne kërkojmë përfaqësim adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit”, tha ndër të tjera ai.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, duke folur për refuzimin e vizitës në Luginë të ministrave kosovarë, Kamberi thotë se autoritetet në Serbi po dëshmojnë sjellje të vrazhda dhe kanë shkelur marrëveshjet e arritura me Kosovën në Bruksel.

“Besoj që është bërë qëllimshëm me shumë gjasë për shkak të përputhjes së vizitës në datën e 28 nëntorit e cila në Luginën e Preshevës është shënuar me aktivitete të shumta kulturore”, tha ai për RTV21.

Kujtojmë që, një javë më parë, Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të Arsimit Arbërie Nagavci, atij të financave Hekuran Muratit dhe ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut iu është refuzuar nga Serbia kërkesa për vizitën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.