Hidromorava

Miniri ma dha faturën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zafir Berisha ka thënë se e posedon faturën e hotelit përmes të cilës dëshmohet se gjatë një vizite në Amerikë, në dhomën e hotelit, Ramadan Muja ka harxhuar 750 dollarë duke shikuar filma pornografikë.

Këtë faturë, Kryetari i BD’së thotë se e ka siguruar nga Minir Krasniqi, drejtor i administratës në Prizren. Nga ana e tij, Muja thotë se akuzat janë të pabaza.

Zafir Berisha, ish-kryetar i PDK në Prizren, deklaratat e tij se kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka harxhuar 750 dollarë duke shikuar filma pornografikë, i ka forcuar edhe më shumë.

Dikur anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në të cilën është edhe Muja, Berisha tash kryetar i Bashkimit Demokratik në Prizren ka thënë të premten për Express se posedon edhe faturën e hotelit ku kryetari Ramadan Muja gjatë një vizite në Amerikë, në dhomën e hotelit ka shpenzuar 750 dollarë duke shikuar filma pornografikë.

Mobi Casa

“Ai ka harruar krejt se në dhomën e hotelit regjistrohen edhe ato programe në faturë. Unë posedoj edhe faturën që kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ka shikuar filma pornografikë në dhomën e hotelit gjatë një vizite sa ishte në Amerikë”, ka thënë Zafir Berisha për gazetë.

Ai thotë se faturën e dhomës ku ka qëndruar Kryetari i Prizrenit e ka siguruar nga një mik i kryetarit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.