Minatori 20-vjeçar humb jetën në galeri, u zu poshtë nga një masiv

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pukë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në minierën e e Lakut të Rroshit. Një minator 20-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në punë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Lumbardh të komunës Qafë Mali, ku ndodhet edhe miniera.

Uji Dea

Mësohet se viktima Elton Gjeta është zënë poshtë nga një masiv dheu teksa punonte në turin e tretë në galerinë e minierës.

Policia lokale ka nisur hetimet për ngjarjen.(BalkanWeb)