Uji Dea

Mimoza Gashi: Ëndërrojë ta përfaqësojë Kosovën dhe Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mimoza Gashi është boksiere me perspektivë .Jeton dhe vepron në Norrhoping të Suedisë ku edhe është e lindur. I ka mbi 20 fitore dhe ka vendin e tretë në Kampionatin suedez. Ëndërr e saj mbetet gara nën flamurin shqiptarë.

Mimoza Gashi (1999), ka lindur në Suedi. Prindërit i ka nga Prishtina dhe nga Gjilani dhe pushimet ajo i kalon kryesisht në këto dy qytete të Kosovës. Mimoza Gashi edhe pse ka vetëm 14 vite ka bërë një emër të njohur në boksin suedez për femra.

Gashi e cila ka vizituar Gjilanin (vendlindjen e nënës) për rajonipress me kënaqësi ka shpalosur rezultatet e saja, sukseset dhe synimet për të ardhmen. Thotë se ka shënuar mbi 20 fitore, ka 7 humbje dhe aktualisht ndodhet në vendin e tretë në garat e Kampionatit suedez.

Gashi është bërë e njohur në qytetin e lindjes Norrhoping të Suedisë ku gëzon një popullaritet të lartë tek moshataret, trajnerët e boksit për femra dhe tek vet shteti suedez.

Uji Dea

Gashi për tërë këtë sukses e falënderon trajnerin e saj Jimie Bjerketiar dhe noramalisht edhe babain i cili ka qenë ish boksier dhe vëllain e saj. Tani Gashi ka dëshirë që të arrijë inkuadrimin e saj në Olimpiadën suedeze që mbahet në vitet 2016/2017.

Megjithatë Gashi nuk mund të rrijë indiferente kur flet për synimet e saja. “Ëndërr e imja është që të përfaqësojë flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Këtë ëndërr nuk do ta humbi kurrë dhe jam e sigurt se një ditë do ta realizojë. Tashmë kam marrë ofertat e para nga Klubi i Boksit Prishtinë për të shkuar në kampionatin e Bullgarisë, por për shkak të angazhimeve të mija në shkollë nuk mund të jem e pranishme kësaj radhe” thotë Gashi.

Gashi tani ka krijuar edhe miqësi me boksieret kosovare si Fatlume Ahmeti e Donjeta Sadiku, derisa nga boksierët kosovar më së tepërmi e adhuron Aziz Salihun.

Gashi krejt në fund i është falënderues rajonipressit siç thotë ajo për zbulimin e sukseseve të saja në Suedi./rajonipress/