Milot Shkodra kërkon votën e gjilanasve për ta trasuar rrugëtimin e LDK-së dhe idealin e presidentit historik Ibrahim Rugova
Gjilan – Milot Shkodra është kandidat i LDK-së për këshilltar komunal dhe është njëri nga figurat kyçe në LDK ku herën e fundit ishte më i votuari. Besimin dhe votën e qytetarëve Shkodra e ka kërkuar duke u nisur nga trashëgimi i tij familjar ku prindërit e tij ishin që nga dita e parë në LDK duke qenë kështu veprimtar të devotshëm të idealit të presidenti Rugova.
Lexojeni të plotë adresimin e Milot Shkodrës
Të dashur Qytetarë
Unë Milot Shkodra jam kandiduar nga Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, ku do të garojmë në zgjedhjet e 22 tetorit.
Këtë rrugëtim të trasuar në LDK e trashëgoj nga Prindërit të cilët nga formimi i LDK kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veprimtarë të devotshëm të idealit të Presidentit historik IBRAHIM RUGOVA.
Do të punoj me përgjegjësi dhe përkushtim të madh në dobi të Qytetarëve.
Ju premtoj se do të jem zëri juaj.
Voto LDK 47, voto Lutfi Haziri
Voto 5 Milot Shkodra.


