HW

Milot Rashica arrin në Stamboll, tifozët e Besiktasit e presin si hero

/ 1 minutë lexim
HW

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka zbritur në Stamboll para kompletimit të transferimit nga Norwich City te Besiktas, ku është pritur ngrohtë nga tifozët e klubit turk.

Gjatë mbrëmjes së martë, u konfirmuar bisedimet e Besiktasit me klubin anglez rreth transferimit të yllit vushtrrias.

Kjo ishte si një befasi pasi Rashica në sezonin e fundit luajti te rivalët e mëdhenj lokal të tyre, Galatasaray dhe këtë verë pati shumë diskutime për një transferim të përhershëm.

Megjithatë, Besiktas ka fituar garën dhe sot (e mërkurë) pritet zyrtarizimi i sulmuesi anësor të Kosovës te klubi turk, ku do të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare.

Mobi Casa

Rashica ka arritur tashmë në Stamboll dhe pasi ka zbritur në aeroport, ai ka hasur në një pritje të ngrohtë nga tifozët e zjarrtë të Besiktasit.

“Jam mjaft i lumtur. Jam mjaft i ngazëlluar që jam këtu”, ka thënë Rashica në prononcimin e mediave turke.

Transferimi i Rashicës te Besiktasi thuhet se do të mbyllet për një shifër prej 5.5 milionë eurosh. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.