Fundamenti

Millaku: Thaçi nuk do ta përfundojë mandatin, së shpejti do ta nxjerrë biletën njëdrejtimëshe për Hagë

/ 2 minuta lexim
HW

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të lëshojë akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi pasi ky i fundit i bëri thirrje Kushtetueses që të punojë e pavarur nga presionet, para se të marrë vendimin final rreth dekretit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Thaçi ka thënë se është rëndësishme që Kushtetuesja të punojë pa presione nga shoqëria civile, as nga partitë dhe as nga bashkësia ndërkombëtare.

“Askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit në veçanti pas vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësueseve të popullit dhe deputeteve që janë të përfaqësuar në Kuvendit e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Por, ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku është e ‘sigurt’ se kreu i vendit nuk do ta përfundojë mandatin deri në fund.

ARKATANA

Madje, ajo është e bindur se presidenti Thaçi ‘do të marrë biletën për Hagë’.

“Një gjë është e sigurt, Hashimi nuk do ta përfundoj mandatin. Së shpejti do ta nxjerrë biletën njëdrejtimëshe për në Hagë. Një fjalë popullore thotë: “Çka të bën vetja s’të bën kurrkush””, ka shkruar Millaku.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka çuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Thaçi, me pretendimet se veprimet e këtij të fundit përbëjnë shkelje kushtetuese pasi ai nuk mund ta dekretojë një mandatar të dytë, meqë e drejta e propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve

Bëhet fjalë për dekretimin që presidenti Thaçi bëri nominimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.