Milioneri vritet në një aksident me 340 km në orë

Milioneri William Baranos ka humbur jetën, ndërsa udhëtonte me Pagani Zonda, të cilën e kishte blerë 500 mijë euro.
Mendohet që 50-vjeçari të ketë qenë duke ecur me një shpejtësi prej 340 kilometra në ora, shkruan tema.
Ai është përplasur me një gardh, duke bërë që makina të shkatërrohet komplet nga përpara.
Sipas dëshmitarëve, bashkë me të ka qenë edhe një vajzë rreth 20 vjeç, e cila pas aksidentit është larguar me klithma, duke qenë se ka marrë vetëm disa lëndime të lehta.