UBT

Milionat e harrxhuara në fushatë, merren vesh javën tjetër

/ 1 minutë lexim

Miliona euro kanë shpenzuar partitë politike gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet lokale të vitit që e lamë pas.Partitë më të mëdha politike, të cilat kanë shkuar në balotazh janë edhe “kampione” të këtyre shpenzimeve.

Ndonëse iu kanë mbetur veç edhe një javë kohë për t’i dorëzuar raportet e shpenzimeve të krijuara gjatë fushatës, subjektet politike hezitojnë t’i tregojnë shumat e parave që kanë bërë rrush e kulla, me arsyetimin se janë në përgatitje e sipër të këtyre raporteve, shkruan Zëri.

UBT

Ata thonë se brenda afatit të paraparë, deri me datën 15 që është edhe e fundit për dorëzimin e raporteve do t’i bëjnë publike te gjitha harxhimet e tyre gjatë fushatës.

PDK e AKR nuk i tregojnë shifrat para 15 janarit, derisa LDK ka shpenzuar mbi 600 mijë euro e Vetëvendosja mbi 230 mijë euro.