Milionat e AKP-së barten në arkën e shtetit

Buxhetit të Kosovës i janë shtuar edhe 61.3 milionë euro në ditën e fundit të vitit 2015. Këto mjete janë bartur nga Fondi i Privatizimit, përkatësisht Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e parë të Bordit të AKP-së, i cili udhëhiqet nga Petrit Gashi, shkruan sot Koha Ditore.
“Bordi në mënyrë unanime miratoi vendimin për bartjen e shumës prej 61.3 milionë eurosh nga fondet e mirëbesimit të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim në buxhetin e Republikës së Kosovës, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së, për nevoja të shfrytëzimit nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AKP-ja.
Këto mjete janë ndarë nga fondet e përcaktuara si tepricë prej procesit të likuidimit të 125 ndërmarrjeve shoqërore. Bartja e tyre në buxhet ka qenë një nga obligimet që është dashur të finalizohej para se të rishikohet Marrëveshja Stand-By nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
http://koha.net/?id=27&l=92031