Fundamenti

Miliçeviq: Ndarjen e veriut s’e përkrah asnjë serb në jug

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Aktiv”, Miodrag Miliçeviq, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se ndarjen e veriut nuk e mbështet asnjë serb që jeton në jug të Ibrit. Sipas tij, një ndarje e tillë nuk është qëllim përfundimtar i qeverisë së Serbisë, por është një skenar i mundshëm për ta shmangur humbjen e plotë në procesin e negociatave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndarja e veriut të Kosovës nuk është qëllim përfundimtar i Qeverisë së Serbisë, por është një skenar i mundshëm që do t’i mundësojë ekzekutivit në Beograd ta shmangë humbjen e plotë në procesin e negociatave.

Kështu ka vlerësuar drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Aktiv”, Miodrag Miliçeviq, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

ARKATANA

Ai pranon se një ide e tillë është ringjallur në skenën vendore dhe ndërkombëtare e megjithëse, sipas tij, është e vështirë të pranohet se shkëmbimi i territoreve do të pranohet nga Bashkimi Evropian (BE), pasi që nuk ishin opsione praktike gjatë gjithë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Po ashtu, sipas tij, ndarja e veriut nuk do të mbështetet nga asnjë serb që jeton në jug të lumit Ibër, pasi që kjo do t’i dobësonte drastikisht zgjedhësit serbë në Kosovë.

Miliçeviq më tutje në intervistë për “Zërin” është shprehur i bindur se asnjë njohje e pavarësisë së Kosovës nuk do të miratohet nga Beogradi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.