Miliarderi jetoi dy muaj me trupin e vdekur të gruas së tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trashëgimtari i kompanisë Tetra Pak është shpallur fajtor të mërkurën në Londër për mosvarrosjen e gruas së tij, trupi i të cilës është zbuluar i pajetë në shtëpinë e çiftit pasanik.

Miliarderi Hans Rausing, 49 vjeç, një nga njerëzit më të pasur në Britani të Madhe me gruan e tij ishin një çift i njohur për probleme të tyre me drogë.

Ai pranoi në gjykatë të mërkurën se kishte jetuar për dy muaj me trupin e pajetë të gruas së tij. Ai gjithashtu pranoi para Gjykatës së Londrës se kishte vozitur makinën nën ndikimin e drogës.

Uji Dea

Hans Rausing është arrestuar më 9 korrik, ndërsa e ngiste makinën në mënyrë të rrezikshme. Duke kërkuar në shtëpinë e tyre luksoze në lagjen Chelsea, policia pati zbuluar trupin e pajetë të gruas së tij, Eva Rausing, 48 vjeç, në një gjendje të lartë dekompozimi.

Nëna e katër adoleshentëve, znj. Rausing, ishte shtrirë pranë një krevati nën një grumbull rrobash dhe qeseve mbeturinash.

Autopsia tregon se ajo ka vdekur më 7 maj, ndërsa kishte drogë (kokainë) në gjakun e saj. Fillimisht i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Hans Rausing, është akuzuar më pas për “mosvarrosjen” e gruas së tij në bazë të rregullave njerëzore. Çifti, të cilët kishin probleme të përsëritshme të drogës, kanë jetuar të vetmuar në disa dhoma të shtëpisë së madhe për disa javë.