RCCOLA

Miliarder, vetëm për dy orë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shifra e saktë në bankomat ishte 6 miliardë kruna ose diku rreth 600 milionë auro.

Suedezi Anders Loberg kishte për qëllim të merrte nga automati i bankës Swedbank vetëm aq të holla sa i duheshin për t`i bërë pazaret e ditës, por ajo që pa ai në bankomat ishte jashtë çdo parashikimi. Një shumë marramendëse me shumë zero pas shifrës 6 i doli në ekranin e automatit, duke e bërë atë befasisht milaarder!

Shifra e saktë në bankomat ishte 6 miliardë kruna ose diku rreth 600 milionë auro. Për tu siguruar se nuk po ëndërronte, Loberg ka bërë një fotografi nga bankomati dhe këtë ua ka prezantuar medieve suedeze.

Hidromorava

Ai ka thënë se për një moment ka menduar nëse do të ishte mirë që këtë shumë ta përcillte në librezën e tij të kursimeve. Gjatë kohës së shkurtë sa ishte “bërë miliarder”, ai kishte ëndërruar edhe për një jahtë dhe një udhëtim nëpër Karibik. Por gjithçka kishte përfunduar pas dy orëve. Kontoja e tij sërish qe kthyer në gjendjen normale.

Një zëdhënëse e Swedbank ka thënë për gazetën suedeze “Expressen” se ka dëgjuar për rastin por nuk e di shkakun. “Ka mundësi që ndonjë bankë tjetër i ka derdhur ato para. Nuk është e thënë që këto para të jenë nga banka jonë”.