Mobi Casa

Miliardat e shkencës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga viti i ardhshëm, Bashkimi Evropian do të investojë mbi 70 miliardë euro në realizimin e programit “Horizon 2020”, program i ri, Kornizë e BE-së për Hulumtime dhe Inovacion. Ky program do të ofrojë mbështetje në të gjitha llojet e aktiviteteve hulumtuese dhe të inovacionit, në fushat shkencore themelore dhe fushat shkencore industriale.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të martën në hapjen e punimeve të Konferencës Inauguruese të Programit “Horizon 2020”, ka thënë se ky është një prej programeve më të mëdha të komunitetit evropian. “Program ky i cili do të zhvillohet nga viti 2014 deri në vitin 2020 me buxhet mbi 70 miliardë euro.

FIDANISHTJA

Ky program do të ofrojë financim për një varg të madh të projekteve të kërkimit, hulumtimit dhe inovacionit në fushën e shkencave të teknologjisë, biznesit dhe shkencat shoqërore”, ka thënë ai. Edhe Raporti i Progresit, thotë Zhbogar ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet të rrisë kapacitetin e saj kërkimor dhe inovator, që është shumë i nevojshëm për zhvillimin e Kosovës dhe të rajonit…(Tribuna).