Hidromorava

Milanit i nevojiten 40 milionë euro për Jasharin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Milani dje bëri hapa të rëndësishëm përpara për Samuele Riccin, ndërsa tash e ka një objektiv tjetër të madh për mesfushën: Ardon Jasharin.

Futbollisti kosovar shkëlqeu në sezonin e fundit me Club Brugge, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i vitit në kampionatin belg, shkruan “Gazeta Express”.

Brugge e kishte blerë përfaqësuesin zviceran për 6 milionë euro nga Luzerni në verën e vitit 2024, ndërsa menjëherë u bë protagonist ne Superligën belge derisa i zhvilloi 43 ndeshje dhe i realizoi 4 gola në sezonin 2024/25.

Një statistikë me shumë respekt duke e pasur parasysh se ishte sezoni i tij i parë në Belgjikë.

E tash, atij ia ka vënë syrin gjiganti italian, i cili ka bërë ofertë prej 27 milionë eurosh, plus 3 të tjerë nga bonuset.

FIDANISHTJA

Mirëpo, kjo shumë është konsideruar e pamjaftueshme nga gjiganti belg, i cili i kërkon së paku 40 milionë euro për Jasharin.

Club Brugge synon që ta mbajë lojtarin së paku deri në verën e ardhshme në mënyrë që ta shesë më pas për një shifër shumë më të lartë duke e pasur parasysh potencialin dhe mundësinë e rritjes së tij si futbollist.

Është e mundshme që transferi të kryhet për 35 milionë euro.

Futbollisti kosovar është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.