Milaim Zuzaku starton me fitore
Gjilan – Drita pas disa barazimeve në fushën e tyre, më në fund ka gjetur fitoren, duke mundur skuadrën pretendente për titull me rezultat 4:2. Ndërrimi i trajnerit që është bërë ditë më parë ka rezultuar të jetë efikas, pasi përveç fitores që shënuan, arritën të shënojnë edhe katër gola, fal lojës sulmuese që kishte planifikuar trajneri i ri Milaim Zuzaku.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues mbi 1000 . Shënues, Kelmendi ’17, Pajaziti ’24,’27, ‘32 (Drita) – Rexha ’45, ’54 (pen) (Trepça ‘89). Gjyqtarë:I. Kelmendi, A. Ejupi, M. Aliu dhe I. Shuleta. Kartoni i verdhë: B. Shabani, Ramushi, Jashari(Drita) – Rexha (Trepça ‘89). Drita – Trepça ’89 4:2 (4:1).
Drita: Latifi, Ahmeti, Hasani, Pajaziti (Hajdari), Syla, B. Shabani, Berisha (Baxhuku), Ramushi, Kelmendi (Jashari), Xh. Shabani, Limani.
Trepça ’89: Manxholli, Izmaku, Berisha, Ademi, Idrizi, Babaj, Musaj (Feka), Jetullahu, Sh. Osmani (Sogojeva), Rexha, E. Osmani (Bekteshi).
Drita pas disa barazimeve në fushën e tyre, më në fund ka gjetur fitoren, duke mundur skuadrën pretendente për titull me rezultat 4:2. Ndërrimi i trajnerit që është bërë ditë më parë ka rezultuar të jetë efikas, pasi përveç fitores që shënuan, arritën të shënojnë edhe katër gola, fal lojës sulmuese që kishte planifikuar trajneri i ri Milaim Zuzaku.
Në minutën e 17, një gabim në mbrojtjen e mysafirëve i ka kushtuar me pranim të golit, pasi Xh. Shabani harkon në zonë, mbrojtësi Berisha rrëshqet, Kelmendi që ishte afër shfrytëzon këtë për t`ia marrë topin dhe nga afërsia të shënojë gol për epërsinë fillestare.
Vendasit të përkrahur nga simpatizuesit e tyre nuk ndalen, por arrijë që brenda disa minutave të shënojnë madje edhe tri herë përmes Pajazit të disponuar për lojë. Fillimisht Pajaziti ka shënuar në minutën e 24, pas harkimit të bukur të Ramushit, ndërsa sulmuesi i ri i Dritës pa pritur shumë godet fuqishëm duke mposhtur portierin Manxholli.
Tre minuta më vonë ka shënuar i njëjti futbollistë. Mysafirët në minutën e 27, sërish kanë gabuar, ndërsa tash ishte portieri Manxholli që duke dashur të largojë topin, godet në trupin e Kelmendit, topi nga trupi i këtij të fundit godet tërthorësen, për t’u kthyer te Pajaziti që nga afërsia shënon golin e dytë të tij dhe të tretin për Dritën.
Pajaziti hetrikun e tij e realizoi në minutën e 32, pasi më parë kalon tërë mbrojtjen mysafire dhe nga një pozitë ballore gjuan këndin e epërm të djathtë të Manxhollit.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, mysafirët kanë arritur të shkojnë në pushim me një gol të shënuar dhe sado pak të zbusin epërsinë e lartë të Dritës, ndërsa shënues ishte Rexha që ka shfrytëzuar tollovinë e krijuar para portës së Latifit dhe nga afërsia të shënojë gol.
Në minutën e 54, gjuajtjen e një futbollisti mysafirë, Ahmeti e ka prekur me dorë, ndërsa gjyqtari Kelmendi që ishte afër ka akorduar në penallti, e që në gol e ka shndërruar Rexha dhe kështu të ngushtoj rezultatin në 4:2.
Deri në përfundim të ndeshjes dy skuadrat patën nga dy raste të volitshme për shënim. Drita në minutën e 64 dhe 84 lehtë ka mundur të shënoj, pasi Xh. Shabani kalon disa futbollist, futet brenda zonës, por nga një pozitë ballore gjuan pranë pingules, derisa gjashtë minuta para përfundimit Xh. Shabani gjen të vetmuar Kelmenin, i cili nga pika e penalltisë gjuan lart mbi portë.
Mysafirët seriozisht kanë mundur të shënojnë në dy raste. Së pari në minutën e 70, Berisha nga 5-6 metra me kokë godet pranë pingules, ndërsa në minutën e 88 Rexha ka mundur të dënoj portierin Latifi, që del për të intervenuar, por ishte i shkurtër, derisa goditja e Rexhës me kokë ndalet mu në vijë nga mbrojtësi Hasani.
Thanë pas ndeshjes:
Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës: Në pjesën e parë Drita tregoi tërë dijen e saj dhe fal një loje të tillë u shënuan katër gola. Pjesa e dytë edhe përkundër disa rasteve nuk arritëm të shënojmë, pasi vetëkënaqësia e lojtarëve ndikoi në shënimin e golave të tjerë. Na mbetet që ditët në vijim të punojmë që disa gabime që u paraqitën sot ti eliminojmë.
Arsim Abazi, kryetrajner i Trepça ‘89: Në pjesën e parë dështuam tërësisht dhe kjo nuk guxon t`i ndodh një skuadre të tillë siç është Trepça ’89, që për 45 minuta të pranoj katër gola. Lojtarët në pjesën e dytë u munduan, por epërsia e lartë e Dritës ishte e pamundshme të arrihet, kështu që fitorja e Dritës ishte plotësisht e merituar. /rajonipress/


