Eko Higjiena

Milaim Zeka duhet të rrijë 200 metra larg dëshmitarëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, ka kërkuar që ndaj gazetarit Milaim Zeka, të ndërmerren masa. Prokurori konsideron se Zeka si autor i emsionit ‘Pa Rrotlla’ që transmetohet në televizionin publik (RTK), ka penguar procesin gjyqësor lidhur me rastin e “Grupit të Drenicës”. Këtë kërkesë të prokurorit italian Salustro, e ka miratuar gjyqtari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Eco Higjiena

Në seancën e së hënës, gjykata ka vendosur që Zekës, autor i emisionit “Pa Rrotlla”, t’i ndalohet që tu afrohet dëshmitarëve të mbrojtur që janë të evidentuar nga prokuroria në dosjen e rastit të “Grupit të Drenicës”, ku janë të akuzuar 15 persona, ndër të cilët edhe Sylejman Selimi e Sami Lushtaku .
Gazetari Zeka i cili ka transmetuar një emision në RTK, në të cilën ka zbuluar fytyrën dhe ka prezantuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur, duhet që për 30 ditë, të rrijë së paku 200 metra larg dëshmitarëve, e po ashtu, bazuar në masën e shqiptuar nga gjykata, ai nuk ka të drejtë të komunikojë me ta qoftë me telefon apo e-mail…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.