Eko Higjiena

Mikiq kundër organizatës “Opstanak”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gradimir Mikiq ka reaguar ndaj organizatës “Opstanak” e cila sipas tij po udhëhiqet nga Nebojsha Keniq dhe po mundohet të përfitojë nga mos dija e qytetarëve.

Gradimir Mikiq kryetar i Komunës së Ranillugut ka reaguar ndaj deklaratave dhe një pamfleti që ka lëshuar organizata “Opstanak-Ekzisetnca” e cila udhëhiqet nga Nebojsha Keniq.

Mikiq duke ju drejtuar qytetarëve të Ranillugut ka thënë se ditëve të fundit është shpërndarë në tërë komunën e Ranillugut një komunikatë-pamflet nga ana e disave që paraqiten nën emrin “Opstanak- Ekzistenca”.

Mikiq thotë se kjo komunikatë është tendencioze dhe qëllimkeqe duke tentuar që t`i vishen pushtetit komunal gjëra të cilat janë shkruar nga njerëz si Nebojsha Keniq. Ajo komunikatë ka qenë e planifikuar dhe e organizuar mirë-orkestruar,por shpresojë se do të jetë jetëshkurtër ka thënë Mikiq.

Eco Higjiena

Duke sqaruar reagimin e kësaj organizate fantome Mikiq ka thënë se kjo ka të bëjë me vendimin e Kuvendit të Komunës së Ranillugut e cila në seancën e pestë të rregullt të vitit 2012-të i ka dhënë kompetenca komunës dhe kryetarit të saj që të inspektoj tokën komunale që e posedon të cilën në të ardhmen mundet ta menaxhoj me rastin e ndërrimit të tokës, e assesi me këtë vendim nuk bëhet ndërrimi i tokës me Agjencionin për Privatizim siç qëndron në komunikatë të “Opstanak- Ekzistenca”.

“Aq më tepër, toka e përmendur ka rëndësi vitale për komunën, dhe komuna me kurrfarë veprimi të saj nuk e ka sjellë në pyetje prerjen e pyllit nga pishat në parcelat ekzistuese, dhe asfare ndërrimi me Agjencionin për Privatizim nuk ka bërë marrëveshje”ka sqaruar Mikiq.

Mendimtarët e njëjtë si ata si Nebojsha Keniq, nga komuna e Ranillugut kanë kërkuar që të anulohet “urdhëresa mbi Ruajtjen e Tokës Bujqësore” që të njëjtit të arrijnë që të i shesin parcelat e tyre të cilat për shkak të kësaj urdhërese askush nuk dëshiron që të i blejë.

Mikiq ka thënë se Komuna e Ranillugut me sukses ka ruajtur Komunën dhe banorët e saj nga tendenca të këtilla dhe ngjashme të rrënimit të integritetit të tyre, kurse komunikata e përmendur në kohë të fundit nga veprimet e ulëta të vazhdueshme ka tentuar që anëtarët e kësaj shoqate të ju tërheq vërejtjen për vete sepse tentimet e gjer tanishme kanë qenë të pa suksesshme thuhet në reagimin e Mikiqit./rajonipress/.