Hidromorava

Mijëra shqiptarë kërkuan kthimin e lapidarit të UÇPMB-së

/ 3 minuta lexim

Bujanoc – Në qytetin e Bujanocit siç ishte paralajmëruar sot u mbajt protestë e madhe gjithëpopullore për kthimin e lapidarit të UÇPMB-së dhe kundër memorialit të xhandarmerisë (të ngritur mbi fshatin Llucan) ) dhe politikës diskriminuese serbe, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Protestuesit e tubuar në sheshin e qendrës në Bujanoc në duar mbanin flamuj kombëtar dhe amerikan si dhe parullat ku dënohej terrori dhe politika serbe antishqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kurse në afishet që mbanin në duar protestuesit kërkohej kthimi i lapidarit të UÇPMB-së, heqja e lapidarit serb në Llucan si dhe kërkesa “duam Preshevën në dialogun e Brukselit”, “duam Universitet” si dhe për ajo për “bashkim të Luginës me Kosovën ”

Në protestat e organizuara nga të gjitha subjektet politike shqiptare morën pjesë gjithë liderët nga Kosova Lindore (Riza Halimi, Nagip Arifi, Jonuz Musliu, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Skender Desatni, Rami Zylfiu etj) të gjithë njëzerit dënuat politikën sistematike represive serbe mbi popullatën shqiptare në Luginë duke kërkuar nga faktori ndërkombëtare ndërhyrje dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel.

Mobi Casa

Jonuz Musliu lider i LPD-së dhe ish-drejtor politik i UÇPMB-së pas protestës ka deklaruar se demonstrata e sotme sikur të parat dhe të tjerat në vijim kanë për qëllim t’i tregojmë Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare se ne jemi në tokat tona dhe se e drejta jonë është të nderojmë dhe ngrisim përmendore për dëshmorët tanë. Ne si popull etnik i këtyre trojeve nuk kemi kah të shkojmë dhe se është e drejtë jona legjitime e garantuar nga karta e OKB-së dhe e Helcinkit që të vendosim vet për fatin tonë dhe të drejtën tonë për vetëvendosje nuk ka të drejtë as Beogradi e askush të na mohoj, e drejtë kjo siç e thash e garantuar edhe nga konventat ndërkombëtare për popujt autokton. Dhe nuk ka tjetër alternativë në Luginë, pos ribashkimit të tri komunave shqiptare me shtetin tonë amë, me Kosovën..”

Në fund të protestës e cila u përcoll nga shumë media, shqiptare, serbe dhe botërore dhe përkundër pranisë së madhe të forcave policore në vende publike dh të maskuara, protesta kaloi pa incidente, kurse organizatorët do t’i drejtohen me një letër kërkesash në tri gjuhë botërore misioneve diplomatike në Beograd, Bruksel dhe Gjenevë duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar për shkeljen flagrante të të drejtave të shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës.