RCCOLA

Mijëra punëtor në të zezën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ardiani vazhdon ta shoh veten si një saldator të mirë. Këtë thotë ta ketë arritur me punë. Për gjashtë vjet që ai punon këtë profesion merr mesatarisht 500 euro në muaj. Të gjitha paratë i merr në dorë dhe për to nuk pagua as edhe një cent për taksa.

“S’kam qenë kurrë i lajmëruar”, thotë Ardian M. rreth të tridhjetave, shkruan Koha Ditore.

Uji Dea

Si Ardiani, ka shumë në Kosovë. Numri i të rinjve që punojnë pa kontratë pune çdo ditë e më shumë po shtohet. Të dhënat zyrtare flasin për rreth 40 për qind e të rinjve që punojnë pa kontratë pune. Arsye pse këta të rinj punojnë pa kontratë është mungesa e vendeve të lira të punës.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, në Kosovë llogaritet të jetë nga 39 deri në 35 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin privat.