Hidromorava

Mijëra familje gjilanase mbesin pa ujë të pijshëm, KEDS-i i ngadalshëm, nuk riparon defektet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Si pasojë e përkeqësimit të motit është shkaktuar defekt në lartë përçuesin e energjisë elektrike prej nga furnizohet me rrymë FPU Velekincë, ku nga dita e shtune ora 16:00 është ndërprerë furnizimi i konsumatorëve me ujë thuhet në njoftimin e kompanisë “Hidromorava”.

“Pas intervenimit nga ekipet e mirëmbajtjes të KEDS-it në rregullimin e lartë përçuesit është vërejtur se janë shkaktuar shumë defekte tjera në pajisjet automatike brenda impiantit për trajtimin e ujit. Ekipet tona teknike janë duke bërë përpjekje maksimale për evitimin e defekteve, mirëpo është e pamundur të rikthehet në punë Fabrika për Përpunimin e Ujit në Velekincë së paku deri ditën e hënë në mëngjes” thuhet në njoftimin e “Hidromoravës”.

Por në fakt uji ka munguar edhe të hënën në mëngjes për shkak të vonesës dhe papërgjegjësisë totale të KEDS-it dhe vet “Hidromoravës”.

Uji Dea

Banorët e lagjes së tetë e cila atakohet më së shumti nga kjo prishje e quajnë qesharake vonesën e KEDS-it dhe të “Hidromoravës”. “Jemi në muajin gusht kur mungesa e ujit na terrorizon tej mase dhe askush nuk merr përgjegjësi” thotë Ruhani banor në lagjen e tetë.

Isufi mërgimtar nga Gjermania tha se ka ardhur të shtunën në Gjilan ndërsa po ikë sot për shkak të mungesës së ujit.”Faleminderit për mikpritje dhe mirë kalofshi, unë po iki se nuk kisha ujë tash e tre ditë” u shpreh i revoltuar ky mërgimtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.