UBT

Mihovci: Qytetarët e Gjilanit kanë vendosur ta ndëshkojnë qeverisjen e mashtrimit!

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Duke e parë udhëheqjen e dobët të qeverisjes së kryetarit në ikje, Lutfi Hazirit që nga fillimi e deri tani, i cili erdhi me shumë premtime të mëdha, përfshirë ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan, zhvillimin Anamoravës, pastaj zhvillimin e qytetit të Gjilanit me infrastrukturë moderne si rregullimi i sistemit të kanalizimit, ujësjellësit në disa lagje të qytetit, zhvillimin e bujqësisë e shumë e shumë premtime tjera pa asnjë mbulesë financiare. Se nuk mund t`i realizon as për së afërmi, u pa që në ditët kur dolën në shesh problemet me emërimin e drejtorëve nëpër disa sektorë ka shkruar Mentor Mihovci në adresimin e tij drejtuar qytetarëve.

Pastaj dolën hapur skandalet e dhunës ku drejtorët e Lutës filluan të ushtrojnë dhunë fizike mbi zyrtaret e tyre. Kështu filloi menjëherë degradimi i performancës në institucionet e komunës nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri si kryetar i papërgjegjshëm për të organizuar punët e tij me një staf profesional filloi me avazin e vjetër duke lënë anash brengat dhe hallet e qytetarëve si :

Problemin e kundërmimit të ujërave të zeza në qytet, që vjen nga mos rregullimi i shtratit të lumit Mirusha.

Mos rregullimi i shtratit Stanishorka, ku pas të reshurave të mëdha të shiut vërshohen arat dhe bllokohen gjithë banorët për rreth asaj pjese, siç pati ndodhur në vitin 2015.

Hudhja e mbeturinave vend e pa vend, duke degraduar mjedisi në shkallë të madhe, pothuaj në tërë qytetin dhe fshatrat e Gjilanit.

Në mungesë të stafit, Luta nuk ka pasur asnjë inspektor të ambientit i cili do të duhej të shtonte kontrollin dhe përkujdesjen për mbrojtjen dhe ruajtje e ambientit të komunës.

Mobi Casa

Degradimi i hapësirave gjelbruse komunale nga ndërtimi i objekteve kolektive i cili ka ndodhur pa asnjë kriter urbanistik, është zhvilluar me një ritëm të shpejt gjatë kësaj qeverisje.

Lejimi dhe hapja e deponive për grumbullimin e mbeturinave në rrugën qarkore te lagja Fidanishte II, ku aty banorët janë të shqetësuar për problemet dhe rreziqet shëndetësore që mund të vinë nga grumbullimi i mbeturinave, ndotja e ajrit, helmimi i tokës.

Mos mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve nëpër qytetet dhe lagjet nga papastërtia e rrugëve nga pluhuri i tepërt, sinjalizimi vertikal-horizontal shumë i dobët dhe i mangët nëpër rrugët kryesore të qytetit!

Mungesa e zyrtarëve profesionistë nëpër drejtori, ka bërë të hapen disa herë konkurse për punësim në administratën komunale dhe pas kryerjes së gjitha procedura, thirrje në intervista! Pastaj duke anuluar konkurset dhe duke i rishpallur sërish, pasi nuk ka mjaftuar koha për ti punësuar militantët partiak të LDK-së. Kështu duke luajtur me ndjenjat e kuadrove profesionale për të vetmen arsye se nuk janë militantë partiak të LDK-së. Në këtë mënyrë është rritur së tepërmi nepotizmi dhe format tjera të egra klanore.

Tani u ka ardhur fundi premtimeve boshe të Lutfi Hazirit, ndaj qytetarët e Gjilanit dhe fshatrave kanë vendosur t’a dënojnë me votën e tyre. Tani është koha e ndryshimit të madh me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila bashkë me ndryshimin sjellë shpresën për një jetë më të mirë e më dinjitoze. LVV atë që e thotë me fjalë e bënë realitet me punë e vepra konkrete.

Ndaj gjilanasit kanë vendosur që më 22 tetor të këtij viti, me votën e tyre ta vulosin një të ardhme më të mirë, duke ia falur besimin LVV ka thënë në postimin tij Mentor Mihovci kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: