ARKATANA

Migjen Basha vishet kuqezi kundër Norvegjisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar mesfushori shqiptar Migjen Basha është ftuar nga trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi.
Mesfushori shqiptar për asport ka konfirmuar ftesën” Po, është e vërtetë ftesa ka ardhë në klub, dhe jam i lumtur për këtë”.

Megjithatë këtë ftesë Basha e ka pritur i rezervuar pasi dosja e tij është akoma ne duart e FIFA-së e cila pritet t’i kthej përgjigje. ” FIFA akoma nuk ma ka dhënë dritën jeshile që të luaj me Shqipërinë, pra e gjitha çfarë duhet të bëjë tani për tani është të pres që vendimi të merret sa më parë dhe natyrisht besoj që të jetë pozitiv” ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Basha më herët ka luajtur edhe për përfaqësuesen zvicerane, dhe mu për këtë duhet leje speciale nga FIFA për ta lënë të lirë lojtarin.

Mobi Casa

Kështu Basha i bashkohet Valdet Ramës që luan me Valladolidin që pritet të debutojnë në ndeshjen kundër Norvegjisë.

Basha aktualisht luan me Torinon në SERIE A, dhe është i parapëlqyeri i trajnerit italian të Kombëtares Shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.