Mobi Casa

Miftaraj: Konstituimi i Kuvendit është në dorë të Kurtit, egoja personale po e mban të bllokuar vendin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar lidhur me dështimin e 32-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se bllokada aktuale është pasojë e vendimmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti.

Sipas Miftarajt, situata do të mund të zhbllokohej menjëherë nëse Kurti do të vendoste interesin shtetëror mbi atë personal apo partiak.

“Konstituimi i Kuvendit është në dorë të Albin Kurtit. Nëse i njëjti e vendos vetëm pak interesin e Kosovës para egos dhe interesave personale dhe partiake, e ndryshon kandidatin për Kryeparlamentar dhe i ka votat për konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai theksoi më tej se bllokimi i Kuvendit po pengon edhe formimin e qeverisë së re, për të cilën Vetëvendosje pretendon se i ka votat.

GRANDEMALL

“Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të qeverisë për të cilën vet deputeti Kurti dhe LVV thonë se i kanë votat”, ka shkruar Miftaraj.

Miftaraj shpreh skepticizëm se kjo do të ndodhë së shpejti, duke sugjeruar se vendimi për zhbllokim do të vijë vetëm kur t’i përshtatet politikisht Kurtit.

“Sigurisht se konstituimi i Kuvendit do të ndodh në një fazë të mëvonshme kur i konvenon Albinit dhe LVV. Deri atëherë do vazhdojë cirku dhe shkelja e Kushtetutës dhe rregullave nga Avni Dehari”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.