RCCOLA

Mielli lirohet, buka jo

/ 1 minutë lexim

Çmimi i bukës vazhdon të mbetet i lartë në Kosovë, edhe pse çmimi i miellit ka rënë.Mullistët e Kosovës ankohen për politikat fiskale duke e arsyetuar çmimin e bukës prej 0.45 euro, ndërkohë që çmimi i grurit në Kosovë është gati 100 euro më i lartë sesa në tregjet ndërkombëtare, kurse buxheti për vitin 2013 është vetëm 23.4 milionë euro, shkruan “Zëri”.

“Në Kosovë një ton e grurit është afro 330 euro kurse në tregjet ndërkombëtare një ton është vetëm 250 euro. Për të ndihmuar bujqësinë vendore, Ministria e Bujqësisë jep 100 euro subvencion për një hektar tokë”, ka thënë Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Muhamet Farizi.

RCCOLA

Farizi thotë se “shpesh herë kur importohet, çmimi i grurit bazohet me çmimin e miellit të importuar për shkak të dallavereve të tregtarëve që importojnë miellin.

Ndërkohë Kryetari i Shoqatës së furrtarëve, Halit Xoxa, thotë se “ nuk ak motivacion dhe mbështetje që t’i japë vullnet bujqësisë për të mbjellë sa më shumë grurë./Indeksonline/