Michelle: Të monitorohen femrat që bashkëpunojnë me Obaman!
Michelle Obama është xheloze dhe ka pak besim te burri i saj, Barack Obama, ashtu që ka urdhëruar që të monitorohen të gjitha femrat që bashkëpunojnë me presidentin amerikan, në mënyrë që ai të mos e tradhtojë.
Michelle Obama është xheloze dhe ka pak besim te burri i saj , Barack Obama, ashtu që ka urdhëruar që të monitorohen të gjitha femrat që bashkëpunojnë me presidentin amerikan, në mënyrë që ai të mos e tradhtojë.
Zonja e Parë e SHBA-ve shpesh paraqitet pa paralajmërim në zyrën e Barackut, për të shikuar se çfarë është duke bërë, ndërsa së fundmi ka reaguar ndaj miqësisë së tij me prezantuesen televizive, Oprah Winfrey.
Burime të The New York Post thonë se Michelle ua ka bërë të gjithëve të qartë se të gjitha femrat rreth Obamas duhet të monitorohen, ndërsa asaj duhet t’i jepen menjëherë informacione nëse presidenti afrohet së tepërmi me ndonjë të punësuar në Shtëpinë e Bardhë.
Edhe shkrimtari Edward Klein në librin “The Amateur”, thotë se Michelle është posesive dhe se sjellja e saj është tema kryesore në Shtëpinë e Bardhë. Klein citon burime brenda Shtëpisë së Bardhë, të cilat kanë treguar se Zonja e Parë është nevrikosur së tepërmi për shkak të bisedave telefonike mes Barack dhe Oprah. /Telegrafi/