UBT

Michelle Obama mbush 49-të vjet

/ 1 minutë lexim

Michelle Obama, e cila sot mbushi 49 vjet, e ka shënuar këtë ditëlindje me dy risi. Një model të ri flokësh dhe një llogari të re në rrjetin social Twitter.

Zonja e Parë e SHBA-ve, pasi e zbuloi identitetin e saj të ri në Twitter këtë pasdite, @ FLOTUS, ”cicërima” e saj e dytë zbuloi stilin e ri të flokëve, sipas modelit bob, me balluke.

Veshur me një fustan me ngjyrë të kuqe të errët, 49-vjeçarja tregoi sot stilin e ri, gjatë një takimi.

Fundamenti

Zonja Obama ka pasur gjithmonë flokët në gjatësi deri në supe, por pas hyrjes së saj në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008, ajo deri tani ka preferuar t’i mbajë ato të leshuara lirshëm, ose të lidhura prapa.

Në paraqitjet e saj të deritanishme, Michelle gjithmonë është vlerësuar për stilin e saj elegant dhe paraqitjet e kujdesshme. /Indeksonline/