Michelle: Ja pse u dashurova në Obamën
![](https://rajonipress.com/file/2017/09/00_12_13492778522066686920.jpg)
Barack dhe Michelle Obama u martuan më 3 tetor të vitit 1992. Sfida të mëdha, që atëherë, shkruajnë magazinat.
Presidenti amerikan Obama dhe Michelle Robinson Obama, u takuan për herë të parë në vitin 1989 në Institutin e Artit në Chicago. Ata kishin drekuar së bashku dhe kishin ecur nëpër rrugët e Michiganit dorë për dore.
“Ishte një takim shumë tërheqës. Ai kaloi gjithë ditën me mua.Fillova ta kuptoj karakterin e tij që në ditën e parë”, kujton Michelle.
Ajo thotë se ka qenë karakteri i Obamës, arsyeja që e bëri të dashurohej me të.
“Ajo që më bëri ta doja Obamën, ishte karakteri i tij”, thotë ajo.
Çifti u martua në Kishën e Bashkuar të Trinitetit në vitin 1992. Ata janë bashkë për dy dekada, me dy vajza të bukura dhe me zgjedhjet që hynë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përvjetori i martesës, presidentin Obama do ta zë duke u përballur me një garë për mandatin e dytë presidencial përballë republikanit Mit Romney.