ARKATANA

Meta: Stop shpopullimit të Shqipërisë, ky është ‘rreziku i vërtetë rus’ që i kanoset vendit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngritur sërish shqetësimin për rrezikun që po i kanoset vendit nga shpopullimi.

Referuar edhe zhvillimeve të fundit, me pushimin e çështjes gjyqësore ndaj shefit të opozitës Lulzim Basha për lobimin rus, Meta thotë se “rreziku i vërtetë rus” në Shqipëri është shpopullimi, ndaj ai përsërit edhe njëherë thirrjen ndaj klasës politike për dialog.

United Hospital

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë evropiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, shkruan Meta në Facebook.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018 emigruan mbi 38 mijë shqiptarë. Përgjatë viteve 2011-2017 janë larguar nga vendi 330 mijë persona. Në total, për këto tetë vite janë 369 mijë qytetare të larguar. Largimi bëhet me një ritëm prej 46 mijë personash në vit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.