UBT

Meta shpreh mirënjohjen më të thellë për Gjilanin për mikpritjen e familjeve nga Shqipëria

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka qëndruar sot në Gjilan, ku së bashku me kryetarin Haziri dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Abazi për t’iu shprehur ngushëllimet, e më pas është pritur në takim nga kreu i Komunës.

“Kujdesi nga Presidenti Meta për familjen Abazi dhe për qytetin tonë, tregon përkushtimin e madh të tij. Shpreh falënderim të madh për vizitën e sotme. Askush më mirë se gjilanasit nuk e bashkëndjejnë dhembjen më vëllezërit tanë në Shqipëri sepse ne e kemi kaluar një tërmet me pasoja fatale dhe me dëme materiale në vitin 2002. Jemi bashkë në përballimin e kësaj situate”, ka thënë pas takimit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri njoftoi se 186 shqiptarë të Durrësit janë vendosur në familjet gjilanase dhe fëmijët e tyre prej të hënës kanë filluar të shkojnë në shkollë.

Kurse, presidenti Meta tha se ka ardhur në Gjilan për të shprehur falënderimin e përzemërt për solidaritetin e kësaj komune dhe të Kosovës ndaj Shqipërisë.

ARKATANA

“Jam në Gjilan për të shprehur falënderimin më të përzemërt dhe mirënjohjen më të thellë për popullin dhe institucionet e Kosovës, FSK’në, Policinë e Kosovës dhe të gjitha ekipet tjera që erdhën të parët, menjëherë pas tërmetit të tmerrshëm, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të shpëtuar shumë jetë dhe për të ndihmuar banorët e lënduar”, tha Meta.

Kreu i shtetit shqiptar ka falënderuar kryetarin Haziri dhe popullin e Gjilanit për mikpritjen dhe dhjetëra familjeve nga Shqipëria dhe kujdesin ndaj tyre.

“Nuk mund të mos vija sot në Gjilan për të qëndruar pranë familjes Abazi e cila pati një humbje të jashtëzakonshme në këtë tragjedi. Por, me solidaritetin e jashtëzakonshëm të Gjilanit, të kyetarit Haziri, këtë dhembje do të jetë e mundur të tejkalohet dhe fëmijët e tyre do të kenë mundësi që të shohin me besim drejtë së ardhmes, duke mos qenë asnjëherë te vetmuar”, ka nënvizuar presidenti Meta. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.