Uji Dea

Meta: Kosova na dha forcë të gjithëve, duhet të jeni krenar me FSK-në

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron për vizitë në Kosovë. Me këtë rast, Meta ka dekoruar njësitet e kërkim shpëtimit që shërbyen pas tërmetit në Shqipëri.

“Të dashur shpëtimtarë të Forcës së Sigurisë së Kosoëvs dhe policisë të cilët u paraqitën në orët e para të një bëteje midis jetës dhe vdekjes, nuk ka vlerësim më të mirë se sa t’iu quaj shpëtimtarë të gjithë juve. Do të doja ta kishim festuar 28 nëntorin siç e meritonte, për gjithë kombin tonë si gjithmonë së bashku, në Vlorë, Tiranë, Prishtinë e Prizren por ja që nuk ndodhi ashtu. Mirëpo, edhe ky 28 nëntor na gjen të bashkuar si asnjëherë tjetër në historinë tonë, për tu përballur me pasojat katastrofike që shkaktoi tërmeti në Shqipëri”, ka deklaruar Meta, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se më 26 nëntor ditën kur ndodhi tërmeti, Shqipëria nuk mbeti e vetme pasi shumë vende i dolën në ndihmë, por Kosova ishte e para që u ndodhë atje.

RCCOLA

“Kosova ishte e para që u ndodh atje në luftën për të shpëtuar jetën çdo shqipëtari, ata ishin vëllazërisht e shqiptarisht duke rrezikuar jetën e vet për të shpëtuar jetën njerzëve nën rrënoja. Populli shqiptar do të jetë përgjithmonë mirënjohës”.

Meta ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për Forcat e Sigurisë.

“Kosova duhet të jetë krenare për Forcat e Sigurisë por edhe të policisë. Jam i sigurt se çdo vend i NATO-s do të ishte i kënaqur me këtë që keni bërë. Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë, ju shpëtuat shumë, ndihmuat shumë të lënduar. Të gjithë qytetarët tanë shprehin mirënjohjen më të thellë për këtë solidaritet. Ju na dhatë forcë ne të gjithve. Shpreh mirënjohje për gjithë popullin e Kosovës për ndihmën. Falënderoj të gjithë udhëheqësit politik për gatishmërinë dhe shprehjen e solidaritetit. Kosova ka një zemër bujare, ndihmuan edhe me strehim, puna dhe solidariteti juaj s’ka për t’u harruar kurrë”, ka përfunduar Meta. lajmi.net