UBT

Meta: Djegia e veturave është akt terrorist, Qosja maestro i dhunës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Bardhyl Meta – Djegia e Veturave – është kërcënim Terrorist i ngjashëm me ato aktet fillestare të RAF-it (“Red Army Faction”;Fraksionit të Armatës së Kuqe”) të fillim viteve të 70-ta në Gjermani – nga ekstremi ultra majtist! Sonte, legjitimitetin final dhunës – jo vetëm në Kuvend, por edhe në Sheshe e gjithandej – do t’ia jep Maestroja i “Revolucioneve të vonuara Demokratike”, ideologu i falangave të Zani Çaushit të 1997-ës së Shqipërisë – Akademik Rexhep Qosja!

Uji Dea

Kohë më parë u dogj vetura ebashkëshortes së Ministrit Memli Krasniqi, pastaj ishte tentimi që me mjete terroristësh (nga më të sofistikuarat) të ndalohet eskorta e Kryeministrit Isa Mustafa – të cilit rishtas iu hodh edhe një koktej Molotovi tek shtëpia e tij familjare – pastaj ndërkohë, djegia edhe e disa makinave tjera të agjencive dhe të Institucioneve të shtetit, tutje vetura e bashkëshortes së Bajram Gecajt, në ndërmjet ndërkaq – s’digjet, por i shpohen gomat me thikë veturës së publicistit Adriatik Kelmendit…, para pak ditësh, digjet ajo e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-ës zotit Grabovci – ndërkaq sot, herët në mëngjes, digjet edhe vetura e Grupit Parlamentar të LDK-ës, respektivisht e kryetarit të grupit, z.Ismet Beqirit…!?
Të gjitha, pa asnjë dyshim – të motivuara politikisht!
***
Një politikan dhe publicist i mirënjohur kosovar, ditë më parë, në një shkrim të gjatë rreth Martin Luther Kingut, mes tjerash shkruante se: “Filibustering” është e drejta e deputetit apo e grupit që të flasë pandërprerë, duke mos lënë kënd tjetër ta marrë fjalën, derisa të mos arrihet një marrëveshje politike mes palëve kundërshtare politike për zhbllokimin e Parlamentit”, duke vazhduar, në të njëjtën frymë, fill pas ilustrimit të rastit Filibustering se, “Në mungesë të institucionit “filibustering”, në Kuvend të Kosovës, opozita këtë rol ia ka dedikuar gazit lotsjellës”.
***
– Gjithherë sipas kësaj logjike (do të shtoja unë), po i bie se – “filibustering-u” Kosovar, i konvertuar e pasuruar në gaz lotsjellës në Parlamentin tonë – në mungesë të rezultateve aty, sikur paska ngajrë n’Angli – është rikonvertuar e pasuruar edhe më shumë – në ambientin e hapur të shesheve, në bomba Mollotovi për Policinë, në bomba Mollotovi për ndërtesat dhe institucionet e shtetit, në bomba Mollotovi për veturat e shtëpitë e oponentëve politik, si dhe në bomba Mollotovi për veturat e grave e familjarëve të oponentëve…!?
Është përdor e po përdoret Mollotovi – i cili shyqyr Zotit, njëherë për një herë, po djeg e karbonizon “vetëm” veturat – pa pasagjerë, dhe po e djeg, edhe hyrjen e shtëpisë familjare të Kryeministrit…?!
– A është, dhe a mund të jetë ky ngushëllimi – që ne ende s’kemi deputet apo ministra të karbonizuar…!?
Jo! Natyrisht se Jo!
– A mund të shkojë puna më largë…, me akte edhe më të shëmtuara, e të përgjakura terroriste?
Po! Natyrisht, se mund të shkojë!
***
Nëse Ju kujtohet, në një nga demonstratat “paqësore” rishtazi – protestuesit – me anë të mbushjeve “Mollotov” – deshën të shkrumbojnë e karbonizojnë për se gjalli, edhe disa policë të Kosovës…!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.