FIDANISHTJA

Meta

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Lutfi Dervishi – Ilir Meta mund të ishte sot duke dhënë mësim në fakultet por, ende pa mbaruar studimet në dhjetor të 90-tës, vendosi t’i futej rrugës se politikës për të kapur, si rrallë kush brenda tri dekadash, majat e profesionit të dytë me të vjetër në botë, politikës, si ministër, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe President republike.

Të hënën, ai u arrestua rrëmbyeshëm me akuzat për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion. Bashkëshortja e tij dhe bashkudhëtarja politike deri para pak muajsh, hetohet në gjendje të lirë.

Akuza do duhet të provoje në gjykatë se “çfarë ka marrë Meta”, ndërkohë historia do të vlerësojë edhe çfarë ka dhënë ai në këto 30 vite.

I vetëbërë në politikë, Meta u bë Kryeministri me i ri i tranzicionit, në moshën 29 vjeçare. I vlerësuar si kryeministër i suksesshëm më 1999-2001, Meta synoi shumë shpejt gjithçka. Dha dorëheqjen pas përplasjeve me kryetarin e PS-së, Nano dhe u nxitua të krijonte LSI- në, më 2004. Nëse do të kishte përvojë e durimit strategjik, një vit me pas ai mund të ishte kryetari i natyrshëm i PS-së.

Me LSI-në, Meta arriti të thyej përkohësisht dypolin PS-PD.

Forca e krijuar prej tij bëri të mundur rotacionin më 2005 dhe 2013.

Aleanca me PS-në, më 2013 i dhuroi pushtet për herë të dytë LSI-se, pas 4 vjeçarit me PD-në. Aleanca me Ramën është dhe fillimi i fundit të LSI-së.

Hidromorava

Kur partia e krijuar prej tij nuk mundi të luante rolin e “king maker”, mbeti vetë “king”.

Katër vjet kryetar Parlamenti dhe 5 vjet President i Republikës ishin dhe majat e pushtetit personal të Metës. Nga lartësia e kreut të shtetit ai përballoi dy “impeachment” nga shumica që e zgjodhi, por pa edhe rrudhjen e LSI-së që u mundua ta ripërtërijë, pas mandatit presidencial (2017-2022) duke e riformatuar si Partia e Lirisë.

“Pushteti lodh ata që nuk e kanë”! Lëre pastaj ata që e kanë! Kjo maksime u provua me Metën dhe partinë e tij.

Akuzat për korrupsion, përballjet me vite me prokurorët, paranoja që sjell, për cilindo qoftë, pushteti i gjatë, retorika e pa kontrolluar, i sollën kosto politike, familjare dhe, se fundmi, edhe ligjore.

Në gjykatë Meta do të ballafaqohet me një hetim pesë vjeçar të SPAK për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion.

Meta sot po përjeton një nga episodet më të errëta të karrierës së tij. Ashtu siç historia do të tregojë çfarë ai ka dhënë për politikën shqiptare dhe për vendin, drejtësia do të tregojë se çfarë ka marrë prej tyre. Tani, beteja e radhës e Metës është me drejtësinë që mund të vendose epilogun e një karriere të mbushur me kontradikta. Në politikë ai ka vërtetuar thënien se mund të vdesë disa herë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.