Mobi Casa

Messi, mbret i futbollit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Robert Prosinecki thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Sulmuesi i Barcelonës e fitoi “Topin e Artë” të Botërorit këtë verë, pasi e udhëhoqi Argjentinën drejt finales, ku u mposht 1:0 nga Gjermania.

Megjithatë, forma fizike e Messit lë për të dëshiruar. Por, kjo nuk e pengon ish-futbollistin kroat të mendojë se ylli argjentinas është i pakrahasueshëm.

Uji Dea

“Për mua, Messi është numër 1. Në rregull, sezonin e kaluar nuk ishte në formën më të mirë, por kishte tre sezone tjerë më parë, si askush tjetër”, deklaroi Prosinecki për “Jutarnji”.

Kroati mendon se 27-vjeçari mund të luajë së bashku me Neymarin e Suarezin në një ekip, edhe pse legjenda Johan Cruyff kishte thënë se kjo treshe nuk mundet së bashku.