Hidromorava

Mesiq për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Nëse do të prekej njëri shtet, dy tjerët reagojnë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka folur lidhur me aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri.

Ai tha se nëse do të prekej njëra nga shtetet e përfshira në aleancë, atëherë do të ishte normale që dy të tjerat të reagojnë.

“Kur rusët okupuan Çekosllovakinë për arsye politike, bota nuk reagoi, pastaj kur ushtria sovjetike okupoi Hungarinë bota poashtu nuk reagoi, kur rusët reaguan, kur politika jugosllave erdhi në konflikt me politikën sovjetike, sovjetikët nuk reaguan se si ta okupojnë Jugosllavinë dhe e dini pse, sepse Tito ishte largpamës këtu dhe ai bëri aleancë me Greqinë dhe Turqinë, që e quajtën “Pakti i Ballkanit””, ka deklaruar Mesiq në Klan Kosova.

Uji Dea

“Sikur Turqia edhe Greqia ishin anëtare të NATO-s dhe nëse preket njëra nga këto tri shtete, këto dy të tjerat duhet të reagojnë, për shkak se dy të tjerët janë anëtarë të Aleancës së madhe, atëherë kjo do të ishte luftë e madhe në Evropë. Kështu Tito bëri që Jugosllavia të kalojë pa konflikt të madh me Bashkimin Sovjetik”, shtoi ai.

“Do të ishte normale që të reagonin, por askush nuk do të lëshohet në një rrezik të tillë, sepse problemi nuk është në Kosovë. Kosova herët a vonë do ta kapë hapin me Evropën, kjo shkon udhës së saj, por në Serbi ka asi njerëz që nuk kanë hequr dorë nga politika e Sllobodan Millosheviqit”, u shpreh tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.