Mësimdhënësi dhe ndikimi i tij në edukimin demokratik të nxënësit
Nga Besjana Rexhepi – Edhe në arsim dita ditës po ndodhin ndryshime të thella të cilat diktohen nga ndryshimi i sistemeve. Arsimi vazhdimisht iu nënshtrohet ndryshimeve dhe si domosdoshmëri për t’u paraprirë kërkesave gjithnjë në rritje të shoqërisë demokratike. Edhe vendet me demokraci të përparuar, iu nënshtrohen ndryshimeve në arsim. Nuk janë ndryshime thelbësore, por ato duhet bërë.
Rëndësia e këtij procesi qëndron në atë se rezultatet pasqyrohen ngadalë dhe ato duhet të jenë në koherencë të plotë me ato që kërkon shoqëria pas dhjetë, njëzet e më shumë vjetësh. Në këto pak vjet të vendosjes së demokracisë, si rrjedhim edhe i hapjes me botën, gjithnjë edhe më tepër po grumbullojmë një përvojë e cila na ndihmon që këto ndryshime t’i bëjmë të matura në mënyrë që ato të jenë efikase.
Në këtë proces reformimi, shkolla jonë duhet të ketë për mision përgatitjen e qytetarit të ardhshëm, anëtar i familjes së madhe evropiane me individualitet kombëtar. Kjo përgatitje është bazuar në parimin themelor demokratik: “Mundësi të njëjta për të gjithë individët” Rolin kryesor në këtë shëndërrim e ka padyshim mësimdhënësi i cili përmes roleve të tij si:
Drejtues
Ndërmjetësues
Vëzhgues
Disa prej roleve dhe përparësive që i sjell një mësimdhënës edukimit demokratik të nxënësit në epokën moderne janë:
1. Përmirëson disiplinën
Vërejtja e parë e përfshirjes të palëve të interesuara në vendimmarrje, siç janë nxënësit, rëndom i referohet disiplinës. Nëse nxënësit nuk u binden madje edhe rregullave të thjeshta dhe të caktuara me ndëshkime të qarta, nëse nuk respektohen ato rregulla, si mund të presim që ata të sjellin vendime të pjekura dhe të përgjegjshme? Por, përvoja dhe hulumtimet kanë treguar se nxënësve të cilëve u kushtohet më shumë kujdes, bëhen më të përgjegjshëm. Rregullat janë të domosdoshme, por udhëheqja që bazohet në besim/bindje është shumë më e qëndrueshme se sa udhëheqja me kërcënime. Kjo funksionon edhe më mirë nëse nuk vëzhgohet por ndoshta mbikëqyret.
2. Përmirëson të nxënit
Të nxënit është diçka individuale. Mësimdhënësi mund të ketë një ide të caktuar për atë se si duhet mësuar, por stili i të nxënit ndryshon prej një personi në tjetrin. Në një mjedis demokratik, nxënësve u jepet liri më e madhe në zgjedhjen e mënyrës së të nxënit, por gjithashtu, të paktën në një farë mase, edhe se çka duhet të mësojnë. Problemet e suksesit të dobët dhe mungesës së motivimit shpesh zvogëlohen nëse nxënësit i mundësohet liri më e madhe në zgjedhjen se çka dhe si do ta mësojë, dhe, nëse është e mundur, edhe për mënyrën e vlerësimit.
3. Zvogëlon konfliktet
4. E bënë shkollën më konkurruese
Decentralizimi i qeverisjes së shkollës dhe konkurrenca ndërmjet shkollave janë vërtetë fenomene të reja në shumë vende të Evropës. Veçanërisht, në mjediset urbane konkurrenca mund të jetë e ashpër/fortë.
Qytetarët bashkëkohor evropian janë të informuar mirë dhe të arsimuar, prandaj dhe të drejtat qytetare i konsiderojnë si të natyrshme. Presin që shoqëria të respektojë dëshirat dhe nevojat e tyre që kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, si dhe nevojat dhe dëshirat e vetë fëmijëve të tyre. Fëmijët nuk edukohen që vetëm t’i dëgjojnë autoritetet/mësuesit/ pa diskutim. Shkollat duhet që t’u përshtaten pikëpamjeve të tilla.
Si parakushte kyçe të ekzistimit të një demokracie brenda një vendi apo një shkolle në rastin tonë siç e kemi shkollën fillore është edhe organizimi i mësimit apo procesi i mësimdhënies dhe ai i mësimnxënies nga ana e nxënësve.
Por çka nënkuptojmë me mësimdhënie?- Udhëheqja e mësimit nga ana e mësimdhënësit njihet me emërtimin mësimdhënie, kurse aktivizimi i nxënësit për vetëzhvillim dhe vetafirmim përkatësisht për të fituar njohuri, zhvilluar shkathtësi dhe formuar shprehi, njihet me emërtimin mësimnxënie.
Mësimdhënia dhe mësimnxënia janë veprimtari bipolare që përbëjnë esencën e veprimtarisë mësimore si veprimtari shoqërore specifike me interes të veçantë njerëzor.
Organizimi i mësimit si parakusht i edukimit demokratik ka për bazë këto parime të mësimdhënësve, për të cilat edukimi konsiderohet i efektshëm dhe ato janë:
Udhëheq të mësuarit, u ofron nxënësve rrugët për kërkimin e informacionit.
Në vend të zgjidhjeve të gatshme u krijon mundësi nxënësve të gjejnë shumëllojllojshmëri zgjidhjesh për të njëjtin problem.
Në vend të përcaktimeve të gatshme, shpie nxënësin në gjykime të arsyeshme të pavarura, duke imituar të menduarit e shkencëtarit dhe të hulumtuesit të ardhshëm./rajonipress/
Mr. Besjana Rexhepi


