UBT

Mesiç: S’ka më ndryshime të kufijve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Askush nuk pret më që në këtë pjesë të Evropës sonë të ketë konflikte të armatosura, ajo është pothuajse e pamundur. Arkitektura e hapësirës sonë ka përfunduar dhe nuk ka më asnjë ndryshim të kufijve, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nëse nuk mund të arrihet marrëveshje për mënyrën e demarkacionit me Malin e Zi, kjo çështje do të duhej të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç.

UBT

Duke folur rreth mundësisë së njohjes së Kosovës nga Serbia ish-presidenti kroat ka thënë se momentalisht është vështirë të pritet që në Serbi të mbizotërojë një linjë e cila do të ishte realiste dhe të pranojë realitetin e ekzistencës së Kosovës. Sidoqoftë, ai ka shtuar se momentalisht është shumë e rëndësishme që dialogu me Beogradin të vazhdojë. “Në këtë mënyrë do të uleshin tensionet dhe një ditë do të vijë edhe njohja”, ka thënë Mesiç.

Ish-presidenti kroat në anën tjetër ka “kritikuar” përfaqësuesit e Kosovës në Qeveri dhe në Presidencë duke thënë se ata duhet ta intensifikojnë më shumë fushatën për njohje në vendet jashtë Evropës. Krejt në fund, Mesiç ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se krimi është krim dhe gjykata duhet ta gjykojë në bazë të veprave të kryera dhe jo vetëm sipas kombësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.