GRANDEMALL

Mesazhi i urimit të Lutfi Hazirit për Fitër Bajramin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, e cila është nesër (e diel).

Në këtë mesazh të Hazirit, thuhet:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,

Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,

I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,

Mobi Casa

Të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë,

Më lejoni që t’ju urojë festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solidaritetit me të uriturit, të varfrit dhe ata që sfidohen në jetë.

Është obligim dhe zotim i këtij muaji që po e mbyllim që lutjet dhe solidariteti të vazhdojë për çdo familje. Ne e kemi për obligim qytetar e njerëzor ndaj vetës, familjes dhe ndaj Zotit, që çdokujt t’i ofrojmë sofër të bollshme, mundësi pune e jete të barabartë për të gjithë.

Meqë jemi në kohë pandemie Covid-19, ju lutem shumë që të festoni vetëm me familjet tuaja dhe ta merrni shembullin e profetit Muhamed i cili në raste të tilla infeksioni ka thënë: “Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi të murtajës në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni”.

Urime Fitër Bajramin dhe e lusim Zotin që Bajramin tjetër ta festojmë si i ka hije!”, thuhet në mesazhin e urimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.