Fundamenti

Mesazhi i protestës – Lugina është Kosovë e Kosova është Shqipëri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Protesta në mbrojtje të Kosovës Lindore e organizuar nga Klubi Politik i Studentëve, ”Këshilli i Nxënësve të Shkollave të Mesme të Gjilanit”, Shoqata “Vatra”, “Intelektualët”, “Skifterat”, “Tifozat Kuq e Zi”, Këshilli i Fakultetit të Edukimit, dhe ai Ekonomik dhe Juridik në Gjilan u marshua nga kompleksi i shkollave të mesme derisa u dha mesazhi se Lugina është Kosovë dhe Kosova është Shqipëri.

Protesta ose marshi ka nisur nga kompleksi i shkollave të mesme për të vazhduar në qendër të qytetit para teatrit të Gjilanit. Në emër të Këshillit Organizativ ka folur Fitim Salihu i cili tha se lufta e UÇMPB-së është e shenjtë për secilin qytetarë dhe bashkë me të edhe të gjitha përmendoret, lapidaret e shenjta të tjera, që na e kujtojnë gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për lirin e truallit shqiptarë.

“Tërë Gjilani, sot nëpërmjet rinisë dhe gjithë qytetarëve të tij, ndërmerr këtë marsh protestues paqësor për të treguar se sikur gjatë gjithë historisë , vëllezërit tanë në Luginë e kanë krahun e fortë, sepse ne jemi me ata, sepse Lugina është Kosovës, Kosova është Shqipëri”, ka thënë Salihu.

Salihu tha se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë popull autokton që si rrjedhojë e vendimeve të padrejta të politikës ndërkombëtare e të fillimit të shekullit të XX-të sot vuajnë nën kërcënimin e shantazhin e vazhdueshëm shtetëror të Beogradit zyrtar që është thjeshtë një shtet pushtues në tokat shqiptare.

ARKATANA

Salihu tha se Kosova Lindore si pjesë e Kosovës dhe të dyja së bashku si pjesë e Shqipërisë natyrale do të mbrohen me të gjitha mjetet dhe mënyrat.

Ndërsa Kushtrim Kadriu nga Shoqata “Vatra” ka thënë se i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të ndërrojnë strategjinë e politikës kombëtare dhe të dalin hapur në mbrojtje të qytetarëve të tyre në Kosovën Lindore.

Ai po ashtu tha se u bëjnë thirrje edhe Brukselit që çështja e Kosovës Lindore të futet në bisedime Kosovë – Serbi si problem i pazgjidhur sepse problemi shqiptar në Kosovën Lindore kurrë nuk zgjidhet gjersa këto tri komuna shqiptare të jenë të pushtuara nga Serbia./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.