Mesazh Sekiraçës: Nuk ka lojë me Polici
Prishtinë – Në vazhdimin e tretë dhe të fundit të shkrimit serik “Koha Ditore” sot shkruan se Natën e 23 shtatorit 2007 dëshmitari bashkëpunues kishte marrë me vete jelekun antiplumb, maskën, uniformën, një xhaketë të zezë, pistoletën e Policisë.
Ai kishte shkuar në fermën e kolegut, policit Besnik Hasani pak orë para nisjes për në Prishtinë, ku sipas tij duhej të kryenin një shpërthim, i cili kishte përmasa të një akti terrorist.Diku rreth orës 22:00 aty kishin mbërritur Besnik Hasani dhe Nysret Cena. Pas pak edhe Bejtullah Mehmeti, Fadil Sadiku, Bekim Suma se bashku me Luan Qerkinin. Të gjithë të veshur me uniforma të Policisë.
Dëshmitari i cili prej pesë vjetësh nuk është më ne Policinë e Kosovës ka thënë gjatë dëshmisë së dhënë para prokurores Maria Bamieh se kur Besnik Hasani kishte arritur aty, kishte nxjerrë nga bagazhi i veturës një kuti me derivate të cilën ia kishte dhënë Bejtullah Mehmetit dhe e kishte urdhëruar që të shkonte në Gjilan për t’i marrë Mehmet Uglarin e Arbresh Dalipin. Me të kishte shkuar edhe dëshmitari.
Me t’u kthyer në fermën e Besnik Hasanit në Rakaj kishin nisur përgatitjet për nisjen për në Prishtinë.(koha)