ARKATANA

Mes zërave për një aventurë të re, Manaj stërvitet me Sivasporin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

U duk se Rey Manaj i tha lamtumirë Sivasporit, pasi shkëlqeu në Superligën e Turqisë.

Gjithsesi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare për momentin nuk ka vendosur të ndryshojë ambient.

Ai ka lajmëruar me një mesazh në Instagram se do të kthehet tek skuadra e tij për të nisur fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm.

Pati shumë zhurmë në fund të majit se Manaj pritej të largohej nga Sivaspori dhe të shkonte në një ligë tjetër të Europës, ose të bashkohej me ndonjë gjigand në Turqi si Beshiktashi apo dikush tjetër.

UBT

Ylli kuqezi pati një kontribut si pak të tjerë në Superligën turke duke shënuar 18 gola, e duke ndihmuar ekipin të renditej në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Pasi shënoi 18 herë, Manaj doli shënuesi i tretë më i mirë në elitën turke, pas yjeve Mauro Ikardi dhe Edin Xheko, duke merituar atë që quhet Këpuca e Bronzit.

Nuk dihet nëse ai do të vazhdojë sërish karrierën në të njëjtin ekip, apo do të largohet.

Sivaspor do të kërkojë mbi 10 milionë euro për kartonin e tij dhe për transferimin ka kohë deri në fund të gushtit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.