FITORJA

Mes Shqipërisë e Gjermanisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është vetëm 18 vjeç dhe kushton rreth 50 milionë euro. Supertalenti nga Kosova, i cili aktivizohet te skuadra e Schalke 04, Donis Avdijaj, ka deklaruar se nuk e ka marrë ende vendimin se për cilën Kombëtare do të luajë.

Gjasat më të mëdha janë që djaloshi nga Istogu të zgjedhë të luajë për Shqipërinë ose Gjermaninë, por vendimin do ta marrë me kohë.

“Nuk kam vendosur se për cilën Kombëtare do të luaj”, deklaroi për “Zërin” djaloshi me prejardhje nga Istogu. Kohëve të fundit flitej se ai ka vendosur përfundimisht për Shqipërinë, por ai nuk e ka jashtë opsioneve të tij, Gjermaninë.

I kënaqur në Schalke

Edhe pse ditëve të fundit flitet për një huazim të mundshëm të tij në ndonjë skuadër nga liga e dytë gjermane, Avdijaj thotë se ndihet i kënaqur te Schalke, dhe se po punon shumë që një ditë të paraqitet me ekipin e parë.

ARKATANA

“Këtu po ndihem rehat dhe po luaj në ekipin e dytë, ku kam shënuar tre gola në nëntë paraqitje. Unë po punoj shumë që një ditë të luaj në ekipin e parë të Schalkes”, shtoi 18-vjeçari. Ai nënvizoi se në këto momente është i fokusuar vetëm te skuadra e tij dhe nuk e mendon largimin. “Nuk mendoj për largimin. Mendoj vetëm për Schalken tash për tash”, shtoi tutje talenti.

Ëndërron skuadër të madhe

Talenti kosovar foli edhe për të ardhmen e tij, ku natyrisht synon të arrijë majat e futbollit në Kontinentin e Vjetër. Gjithashtu, ai synon të përmirësohet edhe në nivelin personal, për të arritur shumë në karrierë.

“Të ardhmen time e shoh në një ekip të madh evropian. Synimi im është që në të ardhmen të jem një ndër sulmuesit më të mirë në botë”, përfundoi futbollisti me klauzolë rreth 50 milionë euro. Schalke e konsideron atë të ardhme të ekipit dhe nuk po mendon ta shesë, pa e “shijuar” sadopak. Avdijaj vlerësohet si një talent me një të ardhme tejet të ndritshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.